Të fundit

“Stresi ia nxori gjuhën, u rrëzua në kuzhinë” – tronditen banorët e BBVK-së me rastin e “Lugatit”

Mëngjesi i sotëm ka qenë tronditës për banorët e Big Brother Kosova. Gjon Karricës i është përkeqësuar shëndeti në orët e para të ditës së sotme.

IndeksOnline duke u thirru në burime raporton se  “Lugati” është rrëzuar në alivanosur pak minuta pasi ishte zgjuar nga gjumi.

Gjoni kishte pirë kafe dhe më pas filloi të lante enët në kuzhinë kur humbi ndjenjat.

Indeksonline merr vesh se ka qenë Stresi ai që i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore duke i nxjerrur gjuhën pasi sulmit epileptik që pësoi Karrica.

“Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. Tani është në reanimacion dhe në gjendje më stabile” ka thënë një burim për gjendjen e “Lugatit” për Indeks Online.

“Karrica, vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime” thuhet në njoftimin e Big Brother për gjendjen e tij.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci