Edhe pse kryeministri Albin Kurti e ministri i Financave, Hekuran Murati kanë paralajmëruar rritje të pagave në sektorin publik, megjithatë ende vazhdon të mbahet sekret vlera e koeficientit.
Tash kur kanë mbetur më pak se dy javë nga marrja e pagave me rritje, askush nga sektori publik nuk e ka as idenë se sa do të jetë ajo rritje.
Madje, askush as nga Qeveria e as nga deputetët e shumicës parlamentare nuk e kanë idenë se sa do të jetë kjo rritje.Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj kur është pyetur se sa do të jetë vlera e koeficientit për pagat në sektorin publik, ai nuk ka pasur “haber”.
Rexhaj në emsionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku ka theksuar kryeministri Kurti e ministri Hekuran Murati shumë shpejt do të dalin edhe publikisht se sa do të jetë vlera e koeficientit.
Madje, VV rritjen e pagave e ka edhe si arsyetim për mosvotimin e Trustit, i cili pritet të diskutohet nesër në Kuvendin e Kosovës.