Të fundit

Sveçla reagon pas vdekjes së homologut të tij ukrainas: E takova personalisht

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas lajmi për vdekjen e ministrit të brendshëm ukrainas.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është i tronditur nga tragjedia që ka ndodhur në afërsi të Kievit ku edhe ka humbur jetën Ministri i Brendshëm i Ukrainës Denys Monastyrsky, Zëvendësi i tij i parë Yevheniy Yenin, zyrtarë të Ministrisë e fëmijë që ndodheshin në institucionin ku ndodhi tragjedia.

“Zëvëndësministrin Yenin kam pasur fatin të takoj në darkën e ministerialit që është mbajtur para disa muajsh në Pragë. Përgjatë bisedës me të kam kuptuar se Ukraina e sulmuar padrejtësisht e pa arsye nga Rusia, ka triumfuar deri më tash falë profesionalizmit, përkushtimit dhe atdhedashurisë për vendin si të z. Yenin dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai tutje ka thënë se e ndajnë dhimbjen me familjarët e të vdekurve dhe të gjithë popullin ukrainas.

“Ndajmë dhimbjen në këtë humbje të madhe me familjarët e të vdekurve dhe gjithë popullin ukrainas ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë. Ndonëse tragjedi dhe humbje të tilla rëndojnë mbi Ukrainën, ajo do të dalë fitimtare përballë Rusisë agresore”, përfundon statusi i tij.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci