Të fundit

Lajçak takon Kurtin në Davos: Diskutim i thelluar për dialogun

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë takuar këtë të mërkurë në Forumin Ekonomik në Davos.

Teksa ka njoftuar për takimin, emisari Lajçak ka thënë se kanë pasur diskutim të thelluar me kryeministrin Kurti.

Ai ka bërë të ditur se kanë biseduar për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi si dhe çështje tjera aktuale.

“Fillova ditën time në Davos me një diskutim të thelluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutuam për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndryshe, Lajçak pritet që gjatë kësaj jave të vizitojë Prishtinën.

Kjo vizitë vjen pas paralajmërimeve se plani franko-gjerman, i njohur edhe si plani “evropian”, për ta zgjidhur çështjen politike mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të intensifikohet gjatë janarit.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci