Të fundit

Eurodeputetët të pakënaqur me punën e Varhelyit, kërkojnë hetime kundër tij

Të martën në mbrëmje, Parlamenti Evropian përfundoi debatin për rezolutën për zbatimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, e cila duhet të miratohet të mërkurën. Krahas kërkesës që Serbia të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e Bashkimit Evropian, teksti i rezolutës shpreh shqetësimin për punën e komisionarit për zgjerim Oliver Varhelyi dhe dyshimin se ai po minon rolin e reformave demokratike në vendet kandidate, ka publikuar gazeta serbe “Blic”.

Në pjesën e tekstit të rezolutës, që i referohet Serbisë, thuhet se Beogradi duhet të përafrohet me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe thekson se kapitujt e rinj të negociatave duhet të hapen vetëm kur Serbia të forcojë përkushtimi ndaj reformave në fushat e demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe të tregojë se është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, transmeton Paparaci.

Teksti i rezolutës, autori i të cilit është kryetari i komitetit të punëve të jashtme të PE, gjermanit David McAllister, shpreh shqetësim për punën e komisionarit për zgjerimit Oliver Vargelyi dhe pretendimeve se Komisionari i Fqinjësisë dhe Zgjerimit po përpiqet qëllimisht të anashkalojë dhe minojnë rolin e reformave demokratike dhe reformave në sundimin e ligjit në vendet që duan të anëtarësohen në BE”.

Prandaj, Komisionit Evropian i apelohet të nisë hetime të pavarura dhe të paanshme për atë nëse veprimet dhe politikat e zbatuara nga Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim përbëjnë shkelje të Kodit të Sjelljes për anëtarët e Komisionit Evropian dhe detyrimet e tij”.

“Gjatë debatit për rezolutën u tha se është e nevojshme të theksohet se BE-ja duhet të forcojë besueshmërinë në procesin e zgjerimit në atë mënyrë që të ruajë themelet e saj në merita, ndër të tjera, në aspektin e demokracisë, të drejtat themelore dhe sundimi i ligjit në kuadër të kapitujve 23 dhe 24 të metodologjisë së rishikuar të zgjerimit, duke shmangur politizimin e procesit të zgjerimit për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe”, transmeton Blic.

PE u bën thirrje vendeve anëtare të marrin vendime të caktuara në çështjet e zbatimit të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, pa implikime ushtarake, me një shumicë të cilësuar, veçanërisht nëse ato kanë të bëjnë me sanksionet dhe të drejtat e njeriut./Paparaci

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci