Të fundit

Olena Zelenska: Lufta në Ukrainë mund të zgjerohet duke u bërë një kërcënim më i madh

Lufta në Ukrainë mund të zgjerohet dhe, do të krijojë më shumë kriza, tha Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ajo foli për sfidat me të cilat përballet popullsia e Ukrainës në lidhje me luftën.

“Unë dua që agresioni i Rusisë të ndalet. Ne nuk duam të shohim fëmijët në mbarë botën të mësojnë se si të mbrohen nga rrezatimi”, tha ajo, duke iu referuar çështjes së sigurisë bërthamore.

“Kur flasim për sigurinë energjetike, nuk duam t’i shohim fëmijët të bëjnë detyrat e tyre nën dritën e qiririt, siç ndodh në Ukrainë. Unë nuk dua të shoh një situatë ku një mjek të kryejë një operacion nën dritën e një elektrik dore, siç ndodhi së fundmi në Kiev”, vuri në dukje Zelenska.

Zonja e parë shtoi gjithashtu se “nuk ka asnjë vend të vetëm në Ukrainë që mund të quhet i sigurt”.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci