Të fundit

PE miratoi rezolutën: Serbia të harmonizojë politikën e jashtme me atë të BE

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për zbatimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe në pjesën e këtij dokumenti që i referohet Serbisë, thuhet se Beogradi duhet të harmonizohet me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, shkruan N1.

Nga 632 deputetë, 357 votuan për rezolutën, 180 ishin kundër dhe 95 abstenuan, transmeton Paparaci.

Në raport, PE kërkon zyrtarisht për herë të dytë nga BE-në të ndalojë përparimin e negociatave me Serbinë derisa të përmbushë disa kërkesa kyçe, ndër të cilat më e rëndësishmja është harmonizimi i plotë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Serbisë me atë të jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

PE thekson rëndësinë e harmonizimit të plotë veçanërisht me politikën e sanksioneve ndaj vendeve të treta. Ai shpreh keqardhje për nivelin vazhdimisht të ulët të përputhshmërisë së Serbisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht në lidhje me agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

PE thekson se kapitujt e mëtejshëm të negociatave duhet të hapen vetëm kur Serbia të forcojë angazhimin e saj ndaj reformave në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe të tregojë se është plotësisht në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Në raport, PE përkujton se Serbia, si një vend që përpiqet për integrim evropian, duhet t’u përmbahet vlerave të përbashkëta dhe të respektojë të drejtat e Bashkimit Evropian, shkruan N1./Paparaci

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci