Të fundit

KMDLNJ: E kundërshtojmë fuqishëm adresimin e kryeministrit për Oliver Ivanoviqin

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka bërë një reagim kundër adresimit të Kryeministrit Kurti në përvjetorin e pestë të vrasjes së ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq. Në një reagim të gjatë, KMDLNJ thotë se e kundërshton fuqishëm adresimin e Kurtit, i cili tha fjalë të mira për Ivanoviqin e dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve.

Në këtë reagim, KMDLNj thotë se ka ofruar fakte të mjaftueshme me të cilat vërtetohet përgjegjësia konkrete dhe faktike e Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve për veprat e krimeve të luftës.

Prandaj, “KMDLNj –ë kundërshton fuqishëm adresimin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me rastin e 5 vjetorit të vrasjes (të pasqaruar) të të dyshuarit dhe të dënuarit për krime lufte në Kosovë, Oliver Ivanoviq me fjalë që janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut”.

“KMDLNj –ë kundërshton fuqishëm adresimin e fundit të kryeministrit të  Kosovës, Albin Kurti me rastin e 5 vjetorit të vrasjes (të pasqaruar) të të dyshuarit dhe të dënuarit për krime lufte në Kosovë, Oliver Ivanoviq me fjalë që janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, me të drejtat e viktimave për drejtësi dhe të drejtat e familjarëve për drejtësi dhe informata e që është dekurajim për të gjithë ata që angazhohen për drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për ata që kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, pas një gjykimit të drejtë, të paanshëm dhe të pandikueshën politikisht apo mbi ndonjë bazë tjetër”.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci