Të fundit

IKSHPK apel qytetarëve: Bartni maskat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë apel qytetarëve që të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen, pas rritjes së fundit të rasteve me COVID-19.

IKSHPK-ja në një shkrim në Facebook ka thënë se pandemia akoma s’ka marrë fund, duke shtuar në shumë vende të botës janë regjistruar rritje të rasteve me COVID-19.

“COVID-19 në Kosovë shënon trend të rritjes së rasteve të reja, por fatmirësisht nuk kemi te regjistruar asnjë rast fatal. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në reagimin e tyre.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, IKSHPK-ja ka këshilluar qytetarët që të vaksinohen.

“MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që rritja e rasteve me COVID-19 kërkon edhe masa parandaluese andaj duhet të të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse duke zbatuar vendimet e Qeverisë, duke bartur maska në të gjitha ambientet e mbyllura, distancë, higjienë, dezinfektues për duar në të gjitha institucionet publike e private dhe të vaksinohen kundër COVID-19”, vijon reagimi i tyre.

Të mërkurën në Kosovë janë regjistruar 17 raste të reja me COVID-19. Në total, numri i rasteve aktive është 80. Ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve pozitive, pas një kohe të gjatë ku situata ishte kryesisht e qetë.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci