Të fundit

Kalon në 2023 raporti i Avokatit të Popullit për vitin… 2021!

Kuvendi i Kosovës votoi raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021 në seancën e parë të sesionit pranveror për vitin 2023.

Me këtë rast, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se edhe përgjatë viti raportues ka qenë shqetësues mosrespektimi i të drejtave të njeriut sidomos nga gjyqësori për shkak të zvarritjes së procedurave gjyqësore.

“Ka vazhduar të jetë shqetësuese mos respektimi i të drejtave të njeriut në këto fusha të drejtën për jetë dhe masave të pamjaftueshme të autoriteteve publike për parandalimin e dhunës ndaj gruas, të drejtën për gjykim të drejtë për shkak të zvarritjes së procedurave gjyqësore të drejtës për mbrojtje nga diskriminimi sa i përket trajtimit të pabarabartë të qytetarëve, të drejtën në pronë sa I përket grave në trashëgimit dhe ndarje të pasurisë dhe në të drejtën për qasje dhe mjet juridik.. Në nga problemet më themelore në kuptim të të drejtave fondamentale vazhdon të jetë qasje në drejtësi dhe e drejta në gjykim të drejtë kjo për shkak të zvarritjes së procedurave gjyqësore , mungesës së një sistemi efektiv të mjeteve juridike”, tha ai.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se gjatë vitit 2021 ka qenë shqetësues edhe niveli i ulët i zbatimit të rekomandimeve që dalin nga ky institucion nga autoritetet publike

“Në këtë vit institucioni i Avokatit të Popullit ka pranuar 1612 ankesa nga qytetarët ndërsa ka hapur 45 raste për hetim sipas detyrës zyrtare. Nga rastet e hetuara dhe të adresuara në këtë vit janë adresuar 157 rekomandime për autoritetet publike, në vitin 2021 kemi pas rritje të konsiderueshme të zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga autoritetet shtetërore karshi një viti paraprak ka arritur 25% sa ishte 90% në vitin 2020, dhe përkundër kësaj rritja e rekomandimeve vazhdon të mbetet shqetësues niveli i ulët i zbatimit të rekomandimeve nga Avokati i Popullit nga autoritetet publike”, tha Qelaj.

Sa i takon respektimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, Avokati i Popullit tha se autoritetet publike nuk kanë mundësuar qasje dhe lirinë e lëvizjes për këta persona.

“Një nga çështjet më serioze të diskriminimit është pamundësia e autoriteteve publike për t’ju mundësuar personave me aftësi të kufizuara qasje dhe lirinë e lëvizjes, të drejtës së tyre për privatësi, të drejtës së tyre për mjedis të siguritë dhe shëndetshëm dhe shumë aspekte të tjera që lidhet me këtë kategori të qytetarëve. Kemi konstatuar se nuk janë duke u respektuar kriteret sipas udhëzimit administrative për kushtet teknike të objekteve ndërtimore për qasje të personave me aftësi të kufizuara”, tha ai.

Qelaj foli edhe për vizitën që kishte zhvilluar në Hagë gjatë vitit 2021 ku kishte vizituar të paraburgosurit që po mbahen atje.

Ai tha se tejzgjatja e paraburgimit, mungesa e mbikëqyrjes në një mjeti efikas juridik, vonesat në redaktime janë disa nga shqetësimet e ish-krerëve të UÇK-së që po vazhdojnë të mbahen në Hagë nga Dhomat e Specializuara.

“Shqetësimet që janë ngritur nga të paraburgosurit lidhur me mosrespektimin e parimit të barazisë gjatë procesit gjyqësor pastaj, kohëzgjatja apo tejzgjatja e paraburgimit, mungesa e mbikëqyrjes në një mjet efikas juridik duke aluduar se Gjykata funksionin si një strukturë dhe nuk ka shkallëzim të shprehur për shqyrtim efikas të mjeteve juridike, vonesa në përkthim në gjuhën shqipe të proces verbaleve të seancave gjyqësore redaktimin e aktakuzës dhe materialeve të tjera që ua mohohen të drejtat që të kenë në kohë të gjitha provat dhe informatat në gjuhën që ata i kuptojnë“, theksoi ai.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci