Të fundit

Tentimet për marrëveshje, Chollet bisedon me top diplomatin italian para ‘ofensivës’ për dialogun

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është takuar me këshilltarin e kryeministrit italian, Francesco M.Talo, me të cilin ka biseduar ndër të tjera edhe për Ballkanin Perëndimor, transmeton Paparaci.

Siç ka thënë Chollet në Twitter, “është i kënaqur që ka takuar këshilltarin diplomatik të kryeministrit italian”.

“Ne diskutuam për qëllimet e përbashkëta të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë në Mesdhe”, shkroi ai.

Takimi Chollet-Talo vjen para se pesë ndërkombëtarë të zbarkojnë të premten në Prishtinë, për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe gjetjen e një marrëveshjeje mes të dyja vendeve.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Gjermanisë (Jens Plettnerin), të Francës (Emmanuel Bonnin) dhe të Italisë pritet të jenë në Kosovë të premten.

Ende nuk dihen nëse është pikërisht Talo, zyrtari i lartë italian që pritet të vijë këtë javë në Kosovë.

Megjithatë, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, ka konfirmuar vizitën e këtij delegacioni në Kosovë dhe Serbi.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci