Të fundit

Krasniqi risjell në publik pasurimin e zyrtarëve të LVV-së nga Trusti që shpërfillën partinë

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ua ka kujtuar qytetarëve që shtatë zyrtarë nga radhët e LVV-së ishin pasuruar duke tërhequr mjetet nga Trusti, gjatë vitit 2020.

Ndërkohë, pas pothuajse tre vitesh, subjekti politik që po udhëheq vendin po e kundërshton nismën e tërheqjes së 30% të mjeteve nga Trusti në këtë kohë inflacioni.

Megjithatë, ministrat Liburn Aliu, Albulena Haxhiu, Faton Peci, si dhe deputetët Visar Korenica, Jeta Statovci, Adnan Rrustemi dhe Arijeta Rexhepi, shfrytëzuan mundësinë e tërheqjes së 10 për qind të mjeteve nga Trusti Pensional më 2020, ndonëse ndryshimet ligjore asokohe ishin kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ata tërhoqën rreth 11 mijë euro nga Fondi Pensional i Kosovës pas ndryshimit të Ligjit për Fondet Pensionale më 2020, duke shmangur kështu qëndrimin zyrtar të LVV-së, raporton Paparaci.

Për këtë, Krasniqi thotë se LVV-ja ishte kundër shtetit në opozitë dhe kundër popullit në pushtet.

Sipas saj, kjo është e vërteta e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në mesin e deputetëve nga radhët e partisë në pushtet që janë pozicionuar kundër vullnetit të qytetarëve për tërheqjen e Trustit, ka të atillë që në të kaluaren kanë tërhequr kursimet e tyre, derisa ka edhe të atillë që funksioni i deputetit ka qenë puna e tyre e parë dhe i kanë të pamjaftueshme kursimet e grumbulluara për këto dy vite”, shkroi ajo në Facebook.

“Kënd po e përfaqësoni?”, pyeti ligjvënësja opozitare.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci