Të fundit

‘Punë’ në data historike: Specialja vendos seancën e radhës ndaj krerëve të UÇK-së më 17 Shkurt

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, ka bërë të ditur se seanca e radhës përgatitore në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, do të mbahet më 17 Shkurt.

Pra, seanca është caktuar pikërisht në 15-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kurse gjykimi sipas tij ndaj tyre pritet të fillojë më 21 mars.

Megjithatë, nuk është ndonjë befasi ky vendim i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së për mbajtjen e seancave në data historike për Kosovën.

“Konferenca përgatitore e Prokurorisë së Specializuar do të mbahet më 17 shkurt. Gjykimi të fillojë më 21 mars, nëse nuk ka rrethana përjashtimore”, u shpreh Smith.

Kjo pasi, një seancë më përpara ishte mbajtur më 24 mars të vitit që lamë pas.

Në këtë datë, NATO-ja kishte nisur bombardimet për ta ndalur gjenocidin serb në Kosovë.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci