Të fundit

Haziri: Dëmi që lëvizja e Ivanoviqit i ka bërë Kosovës është i pariparueshëm

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në Frontal të Televizionit 7 ka folur rreth profilit të politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviqit dhe përkujtimin që Kryeministri Kurti ia ka bërë atij.

Haziri ka thënë se qasja e Ivanoviqit, të cilin e vlerësoi Kurti në pesëvjetorin e vrasjes së tij, ka qenë e dëmshme për Kosovën menjëherë pas lufte.

Nënkryetari i Kurtit ka përmendur se dënimin për krime lufte ndaj popullsisë shqiptare të Ivanoviqit, por edhe angazhimin e tij politik, në lëvizjet që ishin të lidhura me Beogradin zyrtar.

“Impaktin që e kanë pasur, impaktin politik që e ka pasur lëvizja e tij kundërshtuese e shtetit të Kosovës, dëmet janë akoma të pariparueshme”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se Kurti po i reciklon disa prej figurave të listës “Povratak”, që ka përfaqësuar serbët e Kosovës paslufte, duke përmendur angazhimin e Rada Trajkoviqit si këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

“Ai tani po punon me të listës “Povratak”. Një ish-ministre, një ish-lidere në kohën e Millosheviqit është në kabinetin e tij si këshilltare [Rada Trajkoviq], tregon se ai po punon me fosile politike”, ka thënë Haziri.

Për vlerësimin që Kurti i bëri Ivanoviqit, Haziri thotë se kjo më shumë flet për profilin politik të Kryeministrit.

“Askush nuk ka besuar që Kryeministri del dhe e përkujton një kriminel lufte, deri dje”, ka thënë nënkryetari i LDK-së, duke thënë se Kurti e përshkroi Ivanoviqin si një burrështetas.

“Me dalë edhe me përkujtu një të dënuar për krime lufte, është i papranueshëm për ne. Ai mund të flasë si Albin Kurti, por jo si Kryeministri i Kosovës”, ka thënë Haziri.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci