Të fundit

705 fjalë nga Zagrebi për asgjë: Si gënjeu dhe foli kot ambasadori Berishaj për aferën milionëshe?

Martin Berishaj i shkroi 705 fjalë në statusin e tij në Facebook. Ishte një shfajësim i kot nga ana e tij lidhur me aferën milionëshe financare.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, i cili po vazhdon të mbrohet fuqishëm nga krerët e shtetit, tentoi të thotë diçka për skandalin që e ka implikuar atë në disa vende të rajonit, duke përfshirë Serbinë e Slloveninë, raporton Paparaci.

Diplomati kosovar, i cili natyrisht se do t’i mohonte akuzat ndaj tij – mes tjerash – i tha edhe disa gënjeshtra në shkrimin e tij.

Berishaj, mohoi se i ka ikur tatimeve ndaj shtetit të Kosovës. Rrenat sipas tij mbi këtë çështje bien në ujë.

“Ndërsa sa i përket deklarimit dhe pagesës së tatimeve, kompania MB consulting sh.p.k. ka deklaruar të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi, në Adminsitratën Tatimore të Kosovës. Pagesa e një pjese të detyrimeve është bërë nga kompania që është person juridik, kurse pjesa tjetër vazhdon të paguhen nga kompania që tash është në pronësi të tjetërkujt”, shkroi ai.

“Kushdo që kupton nga kontabiliteti, e din që borxhi tatimor nuk ka fare të bëjë me shmangie tatimore, gjë për të cilën po shpifet kundër meje. Prandaj edhe kjo e pavërtetë bie në ujë, sepse asnjëherë nuk ka pasur shmangje tatimore, por bëhet fjalë për borxh tatimor, i cili është deklaruar nga vetë ndërmarrja, dhe vazhdon të paguhet”.

Por, bazuar në gjetjet e Paparacit, kompania “MB Consulting” i është shmangur obligimeve tatimore nga viti 2017 deri në vitin 2022 dhe ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë prej 73 mijë eurove.

Provat që ka siguruar Paparaci, brenda Administratës Tatimore të Kosovës, tregojnë se hetuesit tatimorë kanë konstatuar se kompania e ambasadorit Berishaj ka vetë deklaruar obligime tatimore të papaguara në vlerë prej 73.701 euro.

Gjithashtu, Berishaj u shpreh se ka pasur akuza ndaj tij se GEN-i qenka kompani serbe.

Këto lojë fjalësh të Berishajt nuk çojnë peshë se a është GEN’i kompani serbe apo degë e ndërmarrjes sllovene në Serbi.

Ajo çfarë vlen të theksohet është se në Kosovë, kompania e ambasadorit të Kosovës në Kroaci ka regjistruar transfere në vlerë prej 1 milion e gjysmë me kompaninë “GEN Doo” në Beograd.

“Dhe për fund, akuza e insinuata se gjoja kompania GEN-I qenka ndërmarrje serbe, është tërësisht e pavërtetë gjithashtu. Ndërmarrja GEN-I, trgovanje in prodaja električne energije, d.o.o. Krško, Slloveni, është kompani me të cilën kam pasur marrëdhënie kontraktuale si këshilltar në kohën kur nuk isha as shtetas i Republikës së Kosovës”, vijoi shkrimi i Berishajt në Facebook, shkruan Paparaci.

Berishaj me apo pa qëllim nuk e përmendi se rreth 900 mijë euro kompania e tij “MB Consulting” i kishte shënuar si të hyra nga “GEN doo” në Beograd.

Ai i kishte tërhequr personalisht përmes xhirollogarisë së tij bankare mes viteve 2016-2021, raportoi Paparaci ekskluzivisht disa ditë më parë

Po ashtu, ai harroi ta përmend edhe raportimin se paratë e tija kanë mundur të përfundojnë në Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, për fushatën zgjedhore.

“Kjo kompani është kompani sllovene e cila për themelues ka kompaninë GEN ENERGIJA d.o.o. e cila është në pronësi të plotë të Republikës së Sllovenisë, dhe ka filiale nëpër shumë shtete në rajon, ngjashëm sikurse ka ta zëmë edhe NLB Banka, e cila përveç filalave në Slloveni, ka degë edhe në Prishtinë, Shkup, Beograd, etj”, u shpreh tutje Berishaj.

Shteti i Kosovës po e heton tanimë të paprekshmin Berishaj për tri vepra penale: shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe fshehje të pasurisë.

Tash e një vit nga plasja e skandalit financiar – së pari në Slloveni – Berishaj vazhdon ta përfaqësojë Kosovën në Kroaci.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci