Të fundit

Planifikohet atentat ndaj Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK’së

Burime të Gazetës Express thonë se shërbimet partnere kanë dhënë informacione se po planifikohet atentat ndaj Kryetarit Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK’së. Një prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si cak i sulmit të mundshëm, para gjysmë ore ka deponuar deklaratën e tij në një prej stacioneve të Policisë në Prishtinë.

Shërbimet partnere të Kosovës kanë arritur deri të një informacion se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend.

Burime të Gazetës Express, kanë treguar se këto informacione janë konsideruar jashtëzakonisht të besueshme dhe krerët e LDK’së kanë vendosur t’i njoftojnë organet e rendit, transmeton Paparaci.

Një prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si cak i atentatit të mundshëm, para 30 minutave ka deponuar informacionet në një stacion të policisë në Prishtinë.

“Njëri nga deputetet, i cili është cak i atentatit të mundshëm, e ku bën pjesë edhe Kryetari Abdixhiku, kanë deponuar krejt informatat që disponojmë në Policinë e Kosovës”, tha burimi i Gazetës Express.

“Dëshmia është dhënë para 30 minutave”, shtoi ai.

“Ne besojmë se Policia duhet ta trajtojë me serioizitet këtë rast, meqë informatat dhe shërbimet partnere të Kosovës që kanë arritur deri tek informacionet për atentat ndaj krerëve të LDK’së, janë jashtëzakonisht serioze”, shtoi zyrtari i LDK’së, që foli në kushte anonimiteti për Gazetën Express të mërkurën mbrëma.

Paparaci ka provuar të marrë një qëndrim zyrtar nga LDK-ja apo Policia e Kosovës, por gjer më tani nuk ka pranuar përgjigje.

Gazeta Express nuk ka arritur ta konfirmojë ende nga organet zyrtare këtë informacion, por ajo që është konfirmuar edhe nga burime tjerë është se informatat për planifikimin e vrasjes së Kryetarit të LDK’së dhe disa deputetëve të partisë së tij, kanë ardhur të mërkurën pasdite, ndërkohë që tashmë është identifikuar grupi. Megjithatë, mbeten mister qëllimet e tyre.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci