Të fundit

Lista Serbe: BE-ja ta ndalë Kurtin për shkeljen e marrëveshjes së targave

Lista Serbe sot u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha Bashkimit Evropian që “urgjentisht ta parandalojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të shkelë marrëveshjen për targa dhe në këtë mënyrë të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në terren”.

“Përderisa përfaqësuesit ndërkombëtarë heshtin, regjimi diktatorial i Albin Kurtit vazhdon me torturat, keqtrajtimet e serbëve dhe shkeljen e marrëveshjeve të nënshkruara. Sot në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak, në kundërshtim me marrëveshjen e nëntorit të vitit të kaluar, policia e Kurtit ka ngacmuar  qytetarët dhe kërcënuar se do të ndalonte hyrjen në Kosovë, kërcënoi se do të ndalonte përdorimin e automjeteve me targa KM, dhe drejtpërdrejt ua hoqi të drejtën e lirisë së lëvizjes qytetarëve tanë”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, transmeton Paparaci.

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që urgjentisht ta parandalojnë Kurtin “nga shkelja e marrëveshjes për targa dhe në këtë mënyrë të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm në terren”.

Siç kanë shtuar ata, “Bashkimi Evropian si garantues i marrëveshjes duhet urgjentisht të dënojë shkeljen e marrëveshjes dhe t’i bëjë të ditur Kurtit se duhet të respektojë marrëveshjen e nënshkruar”.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci