Të fundit

Ambasadori suedez rendit modelet për themelimin e Asociacionit

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka listuar disa modele europiane për themelimin e asociacionit.

Kjo si rezultat që në disa raste, zyrtarë amerikanë, i kanë kërkuar shtetit të Kosovës që të paraqes në tryezë, ide për krijimin e asociacionit, përcjell klankosova.tv.

”Ka disa modele që mund të shikohen. Ju e përmendet Ishujt Oland, ka tjera minoritete që ju mund të shikoni, duke pasur një asociacion apo jo”.

”E keni rastin e hungarezëve në Rumani, pastaj sllovakët në Vojvodinë, keni shumë raste interesante në Zvicër dhe në Itali po ashtu”.

”Mendoj se ja vlen të shikohen, por unë dua të nënvizoj mbështetjen e plotë për zotëri Lajçak, dhe që të gjitha marrëveshjet e kaluara mbi të cilat janë pajtuar Kosova dhe Serbia, duhet të zbatohen”.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci