Të fundit

Shala konfirmon planin e atentatit ndaj Abdixhikut: Disa persona u përgjuan, kishte plan të strukturuar

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala sapo e ka konfirmuar planin e atentatit ndaj kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku.

Ai tha se sot i kanë marrë informacionet mbi këtë planifikim atentati.

“Po, ne sot kemi marrë një informacion të kësaj natyre, pra mund të konfirmoj që jam i informuar për këtë çështje, për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me të dhe organizatash në Kosovë dhe në disa shtete të tjera të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës”, tha ai në RTV Dukagjini.

Sipas tij, këtë kanë qenë të implikuar disa individë që kanë rënë në përgjime prej njërës nga agjencitë kryesore të inteligjencës brenda BE-së.

“Individë të cilët kanë rënë në përgjime të njërës prej agjencive inteligjente kryesore të BE-së, të vendeve të BE-së dhe nga ajo çka na është thënë ne, del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci