Të fundit

Kajtazi zbërthen figurën kriminale të Ivanoviqit, përmend raportin e KFOR-it: Bëri spastrim etnik në Mitrovicë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka zbërthyer në detaje profilin e politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviq.

Pesë-vjetori i vrasjes së Ivanoviqit bëri bujë në publik, pasi kryeministri Albin Kurti e komplimentoi dhe e nxjerri atë si njeri që e ka dashur Kosovën multi-etnike, ndonëse ishte dënuar me nëntë vite burgim për krime lufte në rajonin e Mitrovicës.

Kurti përmes një gjuhe problematike tha fjalë të mira për Ivanoviqin e dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, raporton Paparaci.

Duke u bazuar në dokumentet e KFOR-it dhe UNMIK-ut që Kajtazi i posedon, figura e Ivanoviqit përshkruhet si anëtar i partisë së kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviqit.

Ivanoviq portretizohet po ashtu si njeriu që kishte bërë spastrim etnik në Mitrovicë, para, gjatë dhe pas luftës.

“KFOR-i ka pasur shërbim të fuqishëm inteligjent që ka bërë hulumtim në terren, ka nxjerr raporte për figura dhe portreti dhe i mbështetur nga dokumente të UNMIK-ut flasin për Oliver Ivanoviqin, një serb anëtar i partisë së Millosheviqit, i cili u aktivizua ndaj shqiptarëve gjatë viteve të 90’ta.

Sipas dokumenteve të KFOR-it dhe UNMIK-ut, të cilat shumë moti i kanë publikuar dhe i posedoj ende, ai për një kohë të shkurtë kishte spastruar Mitrovicën nga shqiptarët me përgjegjësi në organet punuese dhe ato sportive në fillim të viteve të 90’ta, thuhet në këtë dosje”, tha Kajtazi në Klan Kosova.

Gjithnjë në raportet e të dyja organizatave ndërkombëtare, thuhej se Ivanoviq në fillim të luftës është bërë vullnetar i strukturave të sigurisë së policisë së Serbisë.

Ai ishte bërë përgjegjës për vrasjen e 26 shqiptarëve gjatë luftës, teksa përmendeshin edhe lidhjet e tij me Rada Trajkoviqin, tash këshilltare në ministrinë për Kthim dhe Komunitetet në Qeverinë e Kosovës.

Ndër të tjera, Ivanoviq kishte qenë edhe drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, zyre kjo që vazhdon të funksionojë edhe sot.

Por më pas, Kajtazi shprehet se Ivanoviq kishte krijuar lidhje të ngushta me ndërkobmëtarët. U shpreh se banesa e tij u lëshua me qira për UNMIK-un.

Kjo organizatë pagoi mijëra euro në muaj për pronën e e Ivanoviqit.

“Së bashku me vëllanë e tij, ai ka hartuar një listë për likuidimin e intelektualëve dhe civilëve tjerë shqiptarë në veriun e Mitrovicë. KFOR-i e ka bërë përgjegjës për vrasjen e 26 shqiptarëve gjatë luftës. KFOR-i ka shkruar se ai ka vepruar me Rada Trajkoviqn dhe politikanë tjerë, pastaj flitet kur ka hyrë në politik e të tjera. Këto janë dokumente të KFOR-it se qysh Ivanoviq është parë dhe ka nisur të bëhet si partner i besueshëm i ndërkombëtarëve”, shtoi Kajtazi.

“Përmendet se banesa e tij është lëshuar me qira për UNMIK-un dhe është paguar 12 mijë euro, pastaj marka në muaj në shërbim të tyre. Ka kallëzim penal për 49 shqiptarë të vrarë edhe në periudhën e pasluftës që e ka bërë KMDLNJ në Mitrovicë. Ky është profili i Ivanoviqit, i cili një kohë të gjatë është etabluar në politikën tonë si politikan i moderuar. Ka pasur një rol shumë të madh në politikë. Ai ka qenë drejtor i zyrës për Kosovën në Serbi”, përfundoi Kajtazi.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci