Të fundit

Zemaj për planifikimin e atentatit ndaj tij: Privatisht s’kemi asgjë me askënd

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka zbuluar detaje lidhur me planifikimin e atentatit ndaj tij dhe zyrtarëve të tjerë të këtij subjekti politik.

Zemaj tha se motivet e këtij atentati janë politike, pasi sipas tij, nuk ka asgjë personale me askënd.

“Gjithçka ka qenë në koordinim me policinë e Kosovës, gjatë këtyre 24 orëve ka dalë si informacion dhe është bërë publike këtë fazë pak më të hershme. Nuk po dua të jem i rezervuar jam jurist me profesion dhe dua t’i ruaj disa gjëra derisa të ketë prononcim nga policia e prokuroria”.

“Nëse ekziston një mendësi në Kosovë se dikush duhet të eliminohet politikisht se përse është kundërshtarë I dikujt këtu në Kosovë ose pse i takojnë LDK-së, e shihen si kuadro që mund të udhëheqin të ardhmen me Kosovën kjo s’do koment. Nëse ata evidentohen sigurisht ata duhet trajtohen edhe në aspektin personal. Nga ajo çka është thanë motivet mund të jenë puro politike, sepse privatisht nuk kemi asgjë me askënd”, tha ai në Kanal 10.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci