Të fundit

​Zemaj tregon se si u zbulua plani i atentatit ndaj zyrtarëve të LDK-së

Ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe deputetëve të kësaj partie, Armend Zemaj, Avdullah Hoti e Arben Gashi është planifikuar një atentat për eliminimin e tyre.

Kësisoj, Zemaj u shpreh se ky lajm ka shqetësuar familjet e të kërcënuarve dhe mbarë popullin e Kosovës.

“Ne duhet të besojmë në organet tona të sigurisë, pavarësisht nga përvojat jo të mira nga e kaluara. Nuk është mirë që kemi këso informacione, por shpresojnë se organet e sigurisë do të bëjnë punën e tyre për të sqaruar rastin”, tha ai në Kanal 10.

Mes tjerash, ai tregoi se Policia e Kosovës është në kontakt me Abdixhikun dhe zyrtarët e tjerë të LDK-së që janë kanosur.

“Është në duar në Policisë së Kosovës shtjellimi i rastit. Ne jemi institucionalista dhe presim të shohim se çfarë do të hetojnë”, shtoi ai, ndërsa theksoi se rasti është informuar gjatë 24 orëve të fundit.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci