Të fundit

Ish-kryeinspektori i AKI-së zbulon se pse e ftoi Gjykata Speciale

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, për herë të parë është deklaruar rreth ftesës që i ishte bërë atij për t’u intervistuar në Gjykatën Speciale në Hagë, derisa ai ishte në detyrë në AKI.

Ai tha se para se të shkonte i ka informuar të gjithë vartësit e tij nisur nga kryeministri e të tjerët.

“Ftesa ka qenë siç është publikuar ndërkaq pyetjet kanë pasur të bëjnë më mua si Burim Ramadani, besoj që ajo ka përfunduar dhe s’kanë përse të më thërrasin më”, tha Ramadani.

Ai ka deklaruar se informacionet e klasifikuara mbesin të tilla, por theksoi se është marrë në pyetje për të gjitha funksionet që ka pasur.

“Kam shprehur habinë për mënyrën e ftesës sepse bëhej fjalë për përudhen e luftës kur unë kam qenë minoren, megjithatë ftesa ka qenë për mua për të gjitha funksionet që kam pasur në jetë”, tha Ramadani.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci