Të fundit

Shqipëria hap zyrtarisht ambasadën në Kiev

Shqipëria do të ketë zyrtarisht ambasadën e saj në Kiev të Ukrainës. Ky vendim ishte paralajmëruar më herët nga Ministria e Jashtme, ndërsa sot Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin, i cili hyn në fuqi menjëherë.

Shpenzimet e ambasadës shqiptare në Kiev do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Jashtme për vitin 2023.

Shqipëria kishte në Kiev vetëm një mision të posaçëm, që tashmë është mbyllur me vendim qeverie duke futur në fuqi ngritjen e ambasadës së parë shqiptare në Ukrainë.

Më herët ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se hapja e ambasadës shqiptare në Kiev do të bëhej në kuadër të 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Që prej 24 shkurtit të vitit 2022 kur nisi pushtimi rus i ukrainës, Shqipëria është rreshtuar në mbështetjen e Ukrainës, shkruan rtsh.

Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 13 janar 1993, ndërsa Ukraina ka hapur ambasadën e saj në Tiranë në shtator të vitit 2020. Ambasador i saj është emëruar Volodimir Shkurov, i cili është ende në detyrë.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci