Të fundit

Sot mblidhet KQZ-ja, diskutojnë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do ta mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 13:30.

Sipas KQZ-së, gjatë mbledhjet do të shqyrohet/miratohet procesverbali i mbledhjes Nr. 44/2022

Në rend dite janë aktivitetet e SKQZ-së si dhe ndarja e Fondit për mbështetjen ndaj partive politike për vitin 2023.

Mes tjerash, do të shqyrtohet apo miratohet plani për informim publik rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvenden e komunave në Zveçan dhe Leposaviq.

Rendi i ditës:

1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
– Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes Nr. 44/2022
2. Aktivitetet e SKQZ-së
3. Raport nga Zyra
– Miratimi i vendimit për ndarjen e Fondit për mbështetjen e subjekteve politike për
vitin 2023.
4. Raportet e Këshillave të KQZ-së

– Këshilli për Operacione Zgjedhore

– Shqyrtimi dhe miratimi i Plani për Informim publik Për zgjedhjet j jashtëzakonshme për
Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe
zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq
– Shqyrtimi dhe miratimi i Projektit dhe Agjendës: Punëtoria lidhur me veprimet, objektivat
dhe aktivitetet strategjike për hartimin e Planit Strategjik 2023-2026 Këshilli par Buxhet dhe Financa – Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të buxhetit për punëtorinë: Hartimi i Planit Strategjik 2023- 2026; Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të prokurimit për vitin 2023

– Këshilli për Çështje Ligjore
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarit të Kuvendit Komunal në Pejë

Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë

– Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes në punëtorinë e organizuar nga OSBE/ODIHR për
Reformën Zgjedhore në Ballkanin Perëndimor në Varshavë. – Njoftim nga A-WEB-i lidhur me përdorimin e tarifave të anëtarësisë.
5. Të ndryshme

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci