Të fundit

Korenica tregon si flet Kurti me deputetët

Deputeti i VV-së, Visar Korenica ka treguar se si komunikon kryeministri Albin Kurti me atë si deputet i partisë së tij.

Ai ka thënë se për çështje të ndryshme, Kurti komunikon përmes njerëzve që i ka caktuar, që janë zëdhënës, këshilltarë por edhe ministra.

“Kurti komunikon përmes njerëzve, janë zëdhënës e tij, këshilltarët e tij, ministrat me të cilët kemi raport të drejtpërdrejtë, dikush përgjigjet menjëherë, dikush vonohet, dikush nuk përgjigjet fare që nuk është në rregull”, ka thënë ai në DPT te Fidani, transmeton Paparaci.

Në kuptimin e komunikimit, Korenica ka thënë se ka hapësirë për përmirësim nga të gjithë.

Korenica ka qenë në qendër të vëmendjes muajve të fundit për shkak të përplasjeve me partinë e tij, fillimisht për çështjen e Kodit Civil, por edhe për çështje të tjera.

Korenica e quajti kriminel politikanin serb Oliver Ivanoviq, të cilin kryeministri Kurti e përkujtoi me fjalë të mira në pesë-vjetorin e vrasjes.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci