Të fundit

Kate Middelton bën akuzën e rëndë ndaj Meghan Markle

Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj, Princi William, do të vlerësojnë gjithmonë vëllanë më të vogël Harryn, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për gruan e Harryt, Meghan Markle.

Pas polemikës së fundit rreth Dukës dhe Dukeshës së Sussexit, Kate ka kërkuar t’i mbajë një krah çiftit pas zbulimeve të fundit në librin “Spare”.

“Kate as nuk e njeh si është bërë ky person Harry”, tha një burim i brendshëm për Radaronline.com. “Ai ka tradhtuar familjen e tij dhe ka thyer besimin duke folur. Familja mbretërore nuk thanë asgjë për goditjen e Harryt, por ata qartë janë në anën e Kate”.

Duket se mund të mos ketë rrugë kthimi për Harryn pasi ai nuk është i gatshëm të rregullojë urat e thyera me familjen e tij. Ndërsa Mbreti Charles dhe pjesa tjetër e familjes mbretërore preferojnë të distancohen nga drama e çiftit, duket sikur kjo sagë mund të vazhdojë për më gjatë duke pasur parasysh refuzimin e Harryt për t’u angazhuar me familjen e tij.

“Linjat e komunikimit kanë përfunduar plotësisht tani”, zbuloi një burim. “Harry ka thënë se nuk e parashikon që ai dhe Meghan të kthehen ndonjëherë për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar”.

 

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci