Të fundit

Propozuesi i Projektligjit për Trustin i bën llogaritë: Deputetët e opozitës të jenë në sallë

Gjatë ditës së sotme, në seancën e Kuvendit të Kosovës do të jetë në rend dite miratimi i Projektligjit për Trustin

Derisa partitë opozitare janë shprehur optimistë se sot do të kalojë në lexim të parë Projektligji për Trustin, kundër këtij projektligji janë shprehur partia në pushtet Vetëvendosje.

Adnan Jashari, iniciuesi i peticionit për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit u ka bërë thirrje edhe deputetëve të pozitës që të votojnë pro tërheqjes së mjeteve.

Po ashtu në thirrjen e publikuar nga ai në Grupin pro tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit, ai u ka bërë thirrje edhe deputetëve të opozitës së sot të mos mungojë asnjë në sallë, përndryshe sipas tij, i bie që po e tradhtojnë “kauzën e popullit”.

“Bëjmë thirrje që asnjë deputet i opozitës nesër të mos mungojë, përndryshe i bie që e tradhëtoni kauzën popullore për tërheqje të kursimeve dhe do të ndëshkoheni në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se bazuar në deklarimet publike, 45 deputetë të Kuvendit të Kosovës janë shprehur pro miratimit të projektligjit.

Jashari ka deklaruar se nëse 45 deputetë të opozitës votojnë pro, atëherë në seancën e kuvendit nuk duhet të jenë prezent më shumë sesa 89 deputetë.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci