Të fundit

Gjendet një kombi i vjedhur në Klinë dhe bagëtia e vjedhur në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, është raportuar për një kombi të dyshimtë të ndaluar në autostradë në afërsi të fshatit Novakë të Prizrenit.

Pasi patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë vërejtur se në atë automjet janë tre bagëti (dy lopë dhe një viq). Derisa policia po merrej me rastin, në stacionin policor në Prizren, viktima ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur bagëtinë (dy lopë dhe një viq).

Në komunikatën e Policisë thuhet se është bërë krahasimi është kuptuar se bagëtia e gjetur në automjetin-Kombi në autostradë janë bagëtia e vjedhur në fshatin Smaq të Prizrenit.

Pasi bagëtia i është kthyer pronarit, kombi është sekuestruar nga policia dhe në ndërkohë është gjetur se automjeti i sekuestruar është raportuar i vjedhur në Klinë me datën 16.12.2022.

Automjeti pas sekuestrimit do ti kthehet pronarit.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci