Të fundit

Seanca nis me përplasje, Shala i PDK-së bën zhurmë, Bogujevci ia tërheq vërejtjen: “Jo kësi sjellje”

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me përplasje mes deputetëve, raporton Paparaci.

Protagonistë për këtë ‘sherr’ ishin deputetët e PDK-së, Ferat Shala dhe ajo e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, e cila po e kryeson seancën plenare.

Shala fillimisht e mori fjalën në foltoren e Kuvendit duke përmendur për problemet e energjisë dhe kërkesën e Qeverisë Kurti.

“Është obligim që ministrja se pse e ka shfuqizuar rregulloren e investitorëve strategjikë. Në rend dite është shfuqizimi i rregullores për investitorët strategjikë. Ju po thoni çka ka lidhje kjo me energjinë? Të vetmin akt juridik, e keni shfuqizuar me unanimitet të plotë në mbledhjen e qeverisë dhe nuk iu keni dhënë përgjigje investitorëve”, tha ligjvënësi i opozitës në fjalën e tij dy-minutëshe.

Por, kjo sipas tij nuk ishte e mjaftueshme dhe kërkoi edhe disa sekonda shtesë.

Megjithatë, ai u shpreh i nervozuar duke thënë se ‘nuk e lëshoj foltoren pa ma dhënë fjalën’, teksa iu tërhoq vëmendja nga kryesuesja Bogujevci.

Ajo s’e kuptoi sjellën e Shalës dhe e luti atë që të tregojë respekt.

“Jemi duke diskutuar për rendin e ditës, vetëm një sekondë, të lutëm pak respekt. Në momentin që futet në rendin e ditës këtë pikë, e ki radhën e diskutimit”, tha ajo.

“Kur të mësoheni me respektu dikë tjetër t’i jap 30 sekonda. S’e kuptoj sjelljen që e ki. Do ia jap fjalën dhe vazhdojmë, por jo me këtë sjellje”, vijoi Bogujevci.

Më pas, Shala tha se ‘PDK-ja nuk e përkrah këtë nismë të korruptuar të zhytur thellë në korrupsion dhe mafinë energjetike’.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci