Të fundit

Pas dështimit me Mudryk, Arsenali vihet pas sulmuesit të Premier Ligës

Skuadra e Arsenalit thuhet se është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Leandro Trossard nga Brighton pas dështimit në transferimin e Mykhailo Mudryk.

Topçinjtë thuhet se kanë nisur një ofertë zyrtare për belgun, teksa bisedimet mbeten në vazhdim, por janë në një fazë të avancuar, sipas Fabrizio Romano.

28-vjeçari ka pasur një mosmarrëveshjeje me menaxherin e Brighton, Roberto De Zerbi dhe duket se ai e dëshiron largimin.

Të interesuar për shërbimet e Trossardit ishin edhe skuadra e Tottenham dhe Chelseat.

Trossard ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tre asistime në 16 ndeshje në Premier League këtë sezon.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci