Të fundit

Sarrazin: Serbia nuk mundet në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovë

I dërguari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë për gazetën serbe Nova se qëndrimi i Berlinit është se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës, por se hyrja e saj në familjen e vendeve evropiane nuk është e mundur edhe pa media të lira dhe demokraci, transmeton Paparaci.

Zaracin thotë se situata në veri të Kosovës derisa po vazhdonte protesta me barrikada, nga pikëpamja gjermane ishte shumë e rrezikshme.

“Është ende shumë e rrezikshme. Kemi një situatë ku shërbimet themelore shtetërore, siç janë shërbimet e sigurisë, aktualisht nuk mund të ofrojnë siguri për serbët, por as për qytetarët e tjerë të Kosovës. Prandaj mendoj se është e rëndësishme të përshpejtohet procesi i kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës, personalisht i kuptoj emocionet e serbëve nga veriu i Kosovës, por më e rëndësishmja edhe për ta është që bashkësia ndërkombëtare të bëjë gjithçka për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Kjo është një nga arsyet pse ne mbështesim Miroslav Lajçakun dhe Bashkimin Evropian që të kontribuojnë në de-përshkallëzimin e situatës në terren përmes dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne e kemi të qartë se ende nuk ka mbaruar gjithçka, por të paktën tensioni është dukshëm më i ulët se sa ishte në dhjetor”, ka thënë Sarrazin.

Ai ka shtuar se deri në fund të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, kur Serbia të vendosë për anëtarësim në BE, njohja e Kosovës do të jetë pjesë e procesit./Paparaci

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci