Të fundit

BBV Albania ndalon shqiptarët e Kosovës të shohin videot e tyre në YouTube?

Big Brother VIP Albania është pa dyshim spektakli më i ndjekur i momentit.

Situatat e tensionuara, historitë jetësore e përjashtimet e konkurrentëve nga gara, e kanë bërë këtë spektakël programin më me interes në të gjitha trevat shqiptare.

Por, qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me një problem për sa i përket ndjekjes së këtij spektakli, përkatësisht videove në YouTube.

Kjo pasi abonentëve nga shteti i Kosovës nuk po iu lejohet të shohin videot e publikuara nga spektakli në YouTube dhe sajtin e tyre zyrtar.

“Publikuesi nuk e ka vënë këtë video të disponueshme në vendin tuaj”, shfaqet në videot e Big Brother VIP Albania në territorin e Kosovës.

Shteti i Kosovës përndryshe ka shumë problem me qasjen në YouTube te shumë video ndërkombëtare, për shkak se kanalet e huaja nuk shohin interes qarkullimin e klikimeve në Kosovë – për shkak të çmimeve të lira.

Megjithatë, duke parë interesin e madh që Kosova shpreh për të ndjekur spektaklin BBVA, është e çuditshme se si produksioni ka bërë këtë lëshim, duke mos lejuar që videot e tyre të jenë të disponueshme për shqiptarët e Kosovës.

Telegrafi përndryshe ka kontaktuar televizionin Top Channel për të marrë një përgjigje lidhur me këtë çështje.

Ata janë shprehur se për shkak të kontratës, përkatësisht pranimit të patentës nga kompania ndërkombëtare që ka themeluar spektaklin Big Brother, janë të detyruar që të bllokojnë videot në disa shtete.

Ndërkohë, platformat nga ku shikuesit e Kosovës mund të ndjekin Big Brother VIP Albania mbeten Facebook, Instagram dhe rrjetet kabllore-satelitore.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci