Të fundit

Kusari-Lila për Berishajn: Ne nuk e kemi penguar hetimin e këtij rasti, opozitës i mungojnë argumentet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila në lidhje me kërkesën e opozitës për shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka thënë se qeveria e Kosovës asnjëherë nuk e ka parandaluar punën e Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji.

Sipas saj, opozita ka pasur të gjitha mundësitë në lidhje me këtë rast por siç është shprehur ajo, mungojnë argumentet.

“Ata të cilët kanë mbajtur konferenca për media, merrni lexoni transkriptat e intervistave të ambasadorit në Komision Hetimor, dy përfaqësues të grupeve parlamentare të VV-së kanë qenë aty për të bërë pyetje, me të gjitha mundësitë nuk po mundeni të nxjerrni argumentet e juaja”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndryshe, partitë opozitare në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës kanë kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i dyshuar për përfshirje në një aferë korruptive në Slloveni.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci