Të fundit

“Google” pushon 12 mijë punonjës, kompanitë e teknoklogjisë vështirësi financiare

Google njoftoi të premten shkurtimin e 12 mijë vendeve të punës, ose rreth 6% të fuqisë punëtore, duke u bërë kompania më e fundit e teknologjisë që shkurton punonjësit, mes vështirësish financiare.Kompanitë e teknologjisë u përballën me një rritje të shpejtë gjatë pandemisë, e cila tashmë duket të jetë tkurrur.

Drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai informoi personelin për shkurtimet nëpërmjet një email-i që u postua dhe në blogun e lajmeve të kompanisë.

Krahas Google edhe kompani si Microsoft-i, Amazon, Meta e kompani të tjera të teknologjisë, kanë shkurtuar së fundmi me dhjetëra mijëra vende pune, ndërsa po ‘shtrëngojnë rripat’ mes një perspektive të errët për industrinë. Vetëm këtë muaj, janë njoftuar të paktën 48,000 shkurtime të vendeve të punës nga kompanitë kryesore në këtë sektor.

Në fund të vitit të kaluar kompania njoftonte se kishte një fuqi punëtore prej rreth 187,000 personash.Drejtori ekzekutiv i Google, tha se kjo kompani e themeluar gati një çerek shekulli më parë, ishte e detyruar të kalonte nëpër cikle të vështira ekonomike. Ai shtonte se shkurtimet e vendeve të punës do të jenë në SHBA, si dhe në vende të tjera.

Punësimi në të gjithë sektorët në SHBA ka qenë i qëndrueshëm, pavarësisht shenjave për rënie të rritjes ekonomike. Në dhjetor u shtuan 223,000 vende të reja pune.Edhe pas raundit të fundit të shkurtimeve, kompanitë teknologjike vazhdojnë të punësojnë shumë më tepër njerëz se sa përpara fillimit të bumit ekonomik të nxitur nga pandemia.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci