Të fundit

Estonia dhe Letonia kërkojnë largimin e ambasadorëve të Rusisë

Shtetet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Estonia dhe Letonia, kanë kërkuar largimin e ambasadorëve rusë nga shtetet përkatëse, pas njoftimit të Rusisë për ulje të marrëdhënieve diplomatike me Estoninë, duke e akuzuar atë për “rusofobi totale”.

Ministria e Jashtme ruse deklaroi se ambasadorit të Estonisë do t’i kërkohet të largohet muajin e ardhshëm dhe se të dyja vendet do të përfaqësohen nga të ngarkuarit me punë të përkohshme në vend të ambasadorëve.

Estonia u përgjigj në mënyrë të ngjashme, me ministrin e Jashtëm Urmas Reinsalu që njoftoi se të dërguarit rus do t’i kërkohet të largohet deri më 7 shkurt.

Mosmarrëveshja diplomatike erdhi pasi ministrat e jashtëm të BE-së u takuan në Bruksel për të diskutuar, mes tjerash, agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Tre vendet baltike kanë qenë të zëshme për të kërkuar sanksione më të ashpra për Rusinë, si dhe ndihmë më të mirë për Ukrainën.

Estonia, Letonia dhe fqinji i tyre baltik Lituania, kanë qenë pjesë e shteteve aleate në NATO që kanë insistuar fuqishëm që Gjermania të sigurojë tanke luftarake Leopard për të ndihmuar Ukrainën që t’i rezistojë pushtimit rus.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci