Të fundit

Zv/kryeministrja Rexhepi konfirmon pjesëmarrjen në diskutimet e ShBA-së për Asociacionin

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, e ka konfirmuar për Paparacin pjesëmarrjen e saj në diskutimet e ShBA-së për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

“Po e kam pranuar ftesën. Do të jem prezent në atë organizim”, tha shkurtimisht ajo në një prononcim për Paparacin.

Megjithatë, zëvendëskryeministrja e tretë për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut në Qeverinë e Kosovës nuk ka ofruar detaje të tjera se cili do të jetë qëndrimi i saj mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Për dallim prej Rexhepit, nga Lëvizja Vetëvendosje ende nuk janë deklaruar nëse do të jenë pjesëmarrës në këtë diskutim, që do të mbahet më 31 janar në Prishtinë.

Takimi do të fillojë në ora 10:00-12:00 në ambasadën amerikane. Paparaci ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të lartë të kësaj partie, por nuk ka marrë përgjigje.

Po ashtu, ende nuk dihet nëse ka pasur ftesë ndaj kryeministrit të Kosovës, i cili mban edhe pozitën e kryetarit të LVV-së, ndonëse në komunikatën e ambasadës theksohet se ndër të tjera, të ftuar janë edhe liderët politikë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë konfirmoi diskutimin për Asociacionin e komunave me Shumicë serbe.

“Më 31 janar, Ambasada e Amerikës do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kemi ftuar drejtues të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme”, thuhet në kumtesën e ambasadës.

Deri më tani, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, konfirmoi se ka marrë ftesë nga Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në atë diskutim.

“Pres të jetë një takim i mirë”, tha Rashiq për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, mësohet se krerët e partive opozitare kanë pranuar një ftesë të tillë. Por, asnjë përfaqësues i tyre gjer më tani nuk ka folur publikisht për këtë temë.

Sidoqoftë, për krijimin e këtij asociacioni është rënë dakord në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet në Bruksel.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar vazhdimisht që Kosova ta respektojë Marrëveshjen për Asociacionin.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pati thënë gjatë dhjetorit të 2022’s, se nëse Qeveria e Kosovës nuk gjen mënyrë për formimin e Asociacionit, SHBA-ja do të kërkojë “partnerë alternativë”.

Sipas tij, këta partnerë mund të jenë nga shoqëria civile, grupet multietnike apo institutet, përkatësisht subjekte që mund të ofrojnë ide, mbi bazën e të cilave mund të krijohet Asociacioni, pa e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka thënë se këta partnerë mund të jenë nga shoqëria civile, grupet multietnike apo institutet, përkatësisht subjekte që mund të ofrojnë ide, mbi bazën e të cilave mund të krijohet Asociacioni, pa e shkelur Kushtetutën e Kosovës./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci