Të fundit

“FC Drita” gjen një mal shkeljesh në draft-statutin e FFK-së: Kujdes çka votoni në kuvend

Klubi futbollistik nga Gjilani, ‘FC Drita’ ka lëshuar një komunikatë për media, para se të mbahet kuvendi i jashtëzakonshëm i FFK-së më 27 janar.

Sipas kumtesës thuhet se ‘Drita’ me kujdes të veçantë ka analizuar draft-statutin e FFK-së i cili pritet të jetë në rend dite në atë kuvend.

Për Dritën, ky proces ka shkelje serioze të procedurave statusore dhe ligjore të cilat thuhet se janë evidentuar nga juristët e këtij klubi.

“FC Drita” ka bërë thirrje që delegatët të kenë kujdes se çfarë do të votojnë më 27 janar.

“Për të mirën e klubit dhe të futbollit po vazhdojmë të investojmë, andaj me shqetësim po u paraqesim disa nga shkeljet që janë evidentuar nga jurist të fushës:
1. Nuk ka vendim për themelimin e Komisionit për hartimin e Draft Statuti komfor Ligji të Sporti neni 30.1(Federatat e sportit, janë të detyruara t’i publikojnë vendimet e tyre) , vendimi nuk është i publikuar në web faqen e FFK-së dhe delegate e Kuvendit nuk janë të njoftuar për themelimin dhe përbërjen e këtij Komisionit.

2. Draft Statuti është në kundërshtim të plotë me Statutin Aktual neni 29.6 (Propozimi për amandamentim të Statutit duhet të bëhet nga anëtarët e FFK-së e mbështetur nga së paku 20 delegatë të Kuvendit të FFK-së dhe duhet të parashtrohet në afatin e paraparë kohor (20 ditë para mbajtjes së Kuvendit) dhe neni 62.

3. Draft Statuti i propozuar nga FFK na është dorëzuar me është 17.01.2023 10 ditë para Kuvendit që është në kundërshtim me nenin 29.6 dhe neni 62 Ndryshimi i Statutit.
Këto janë disa nga vërejtët procedurale rreth thirrjes se Kuvendit të Jashtëzakonshëm për miratim të Statutit, ky Kuvend është thirrur ne rekomandimet e MKRS për harmonizim të Statuti me Ligjin nr. 2003/24 te Sportit, Ligjit mr.04/L-075 për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/24 për Sport, Ligjin nr.06/L-115 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport i Ndryshuar dhe Plotësuar me Ligjin nr.04/L-075, Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e Asocimit në Organizatat Joqeveritare, Udhëzimin Administrativ nr.03/2015 për Themelimin dhe Regjistrimin e klubeve publike dhe private te sportit, Udhëzimit Administrativ m.01/22 për Kushtet, Kriteret dhe Procedurat e Themelimit, Licencimit dhe Ri-vlerësimit te Federatave dhe Organizatave Sportive, Statutin e UEFA-s dhe FIFA-s si dhe Kodin Etik të UEFA dhe FIFA-s”, thuhet në reagimin e kësaj skuadre.

FC Drita thotë se kKy Draft Statut i propozuar nuk i përmbush kriteret e kërkuara nga Ministria e Sportit, “përkundrazi vetëm sa thellon edhe më shumë shkeljet ligjore, mospërmbushjet e rekomandimeve te kërkuara nga MKRS-ja”.

Kjo skuadër ka paraqitur edhe disa vërejtje që janë evidentuar gjata leximit të këtij Draft Statuti.

“Të nderuar sportdashës, juristët e angazhuar nga FC “Drita” kanë përgatitur propozim amendament ne Draft Statutin e FFK-se, por FFK ka pamundësuar afatet Statutare për të dorëzuar këto amendamente në Draft Statutin e FFK-se. Ftojmë të gjitha klubet që të konsultohen me jurist dhe të japin vërejtjet e tyre rreth draft statutit dhe të respektojmë qdo rekomandim të MKRS-së”, përfundon reagimi i Dritës.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci