Të fundit

​Hoti kritikon politikat fiskale të Qeverisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me politikat fiskale.

Hoti thotë se të hyrat buxhetore nga akciza dhe TVSh-ja në naftë janë rritur me +88 për qind, ose 283 milionë euro më shumë.

Sipas tij, sikur të ulej TVSh-ja në 8 për qind siç është propozuar, këto 283 milionë euro do të ishin në buxhetin e familjeve, e jo në llogarinë bankare të qeverise ku po i zhvlerëson inflacioni.

“Këta as nuk i shpenzojnë vetë mjetet e mbledhura nga tatimet, e as nuk ua lënë qytetarëve t’i shpenzojnë aty ku kanë nevojë”.

Shkrimi i plotë:

Ja sa të mençura janë politikat fiskale të qeverisë në kulmin e krizës sociale nga rritja e çmimeve.

Gjatë vitit 2022, krahasuar me 2021:

● Sasia e importuar e naftës është ulur me -6.39%,

● Por të hyrat buxhetore nga akciza dhe TVSh-ja në naftë janë rritur me +88%, ose 283 mil euro më shumë (2021 = 321 mil euro, kurse 2022 = 604 mil euro).

Sikur të ulej TVSh-ja në 8% siç patëm propozuar, këto 283 mil euro do të ishin në buxhetin e familjeve, e jo në llogarinë bankare të qeverise ku po i zhvlerëson inflacioni. Këta as nuk i shpenzojnë vetë mjetet e mbledhura nga tatimet, e as nuk ua lënë qytetarëve t’i shpenzojnë aty ku kanë nevojë.

[të dhënat nga Instituti GAP, të cilin e përgëzoj për analizat e vazhdueshme me shumë interes për politikbërje]

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci