Të fundit

Daçiq: Anëtarësimi i Kosovës në OKB është “vijë e kuqe” për Beogradin

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq deklaroi se anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është “vijë e kuqe” për Beogradin.

Ai pas takimit me kryediplomatin evropian, Josep Borrell, tha se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe duhet të mos kontestohet.

Pas vizitës në Bruksel, ku takoi edhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, anëtarë të Komisionit Evropian dhe anëtarë të Parlamentit Evropian, ai u shpreh se ata vënë në dukje “qasjen konstruktive” të Beogradit në fazën e fundit të negociatave për Kosovën.

“Ata shprehën dëshirën që të mos merren më me konfliktet javore që ndodhin në Kosovë dhe Metohi, për të cilat sipas mendimit tonë Kurti është fajtor, por të arrihet një marrëveshje që do të ofronte garanci më të forta dhe do të siguronte paqen dhe stabilitetin. Në këtë kuptim, ata vlerësuan në mënyrë konstruktive angazhimin e presidentit Vuçiq dhe Serbisë”, u shpreh ai.

Sipas Tanjug, Daçiq tha se qëllimi i vizitës së tij në Bruksel është që ta konfirmojë rrugën evropiane të Serbisë dhe gatishmërinë e vendit të tij për të zgjidhur në mënyrë paqësore të gjitha çështjet e hapura.

Ai shtoi se në Bruksel ka konfirmuar gatishmërinë e Beogradit “për të punuar në themelet dhe zbatimin” e planit të BE-së për Kosovën, të cilin Vuçiq e diskutoi me pesëshen ndërkombëtare të premten.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci