Të fundit

Gazetari Lavdim Hamidi e gozhdon Mimoza Kusarin, përgjigjet e saj janë të mjera

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, në paraqitjen e saj në njërin nga televizionet kosovare të martën në mbrëmje ka lënë shumë për të dëshiruar. Kusari përballë gazetarëve në emisionin “Context” të ATV-së është pyetur për privatizimin e KEDS-it. Por përgjigje të detajuar për këtë punë nuk dha.

“Pse s’po ia përmendin kryetares që ka qenë në komisionin ndërministror për privatizimin e KEDS-it? A je pendu që është shitë me atë çmim KEDS-i?”- e ka pyetur gazetari Lavdim Hamiti deputeten e VV-së.

Në përgjigjen e saj të gjatë, Kusari-Lila fillon që të shpjegojë, por pa treguar nëse është penduar ose jo për shitjen e KEDS-it, siç i kërkoi gazetari.

“Me të thanë të drejtën, kur kthehem prapa në ato rrethana që e kanë karakterizu e para edhe procesin, atëherë edhe procesin mandej, unë them se secila gjë në kohën e saj e ka pasë kuptimin. Unë e kam thënë edhe e kuptoj, e kam thanë edhe publikisht që Lëvizja Vetëvendosje me të drejtë e ka kontestu aso kohe privatizimin. Megjithatë, në të njëjtën periudhë kohore, kur ka ndodhë privatizimi i rrjetit të distribucionit për 26 milionë, kanë ndodhë aso kohe subvencione prej qeverisë për distribucionin…”- u mundua të shpjegonte shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje.

E në këtë moment, gazetari Hamiti ndërhyn në përgjigjen e Kusari-Lilës.

“S’po na len me folë. Njëjtë ankohet Haki Abazi për ty. Jahja Kokaj. Me krejt ki probleme”- i është drejtuar gazetari Lavdim Hamiti Kusari-Lilës.

Deputetja Kusari i thotë gazetarit se ndien keqardhje për të.

“Unë ndiej keqardhje për ty që po ndihesh që s’po të la me folë. Unë po të lë me folë, ti po më ndërpret mua”- u shpreh Kusari.

Kusari-Lila tutje ka folur edhe për qasjen e Qeverisë së Kosovës pas deklaratave të kryeministrit Kurti për Oliver Ivanoviqin.

“Kryeministri i është drejtuar komunitetit serb për mënyrën se si është vra Oliver Ivanoviqi. Dihet se ai është vra nga serbët, nuk është vra nga shqiptarët, nuk është vra pse ka vra shqiptarë, është vra nga serbët. Ajo çka ka nxitë reagim, ka qenë mënyra që kryeministri Kurti u ka folë qytetarëve shqiptarë. Ai u ka folë qytetarëve të komunitetit serb. Të bëmat e tij (Ivanoviqit) janë të ditura” – thotë Kusari-Lila.

Ajo tutje thotë se Kurti me deklaratat e tij për Ivanoviqin nuk ka pasur synim që të lëndojë askënd.

“Në këtë situatë, në këto rrethana, ajo me çka është drejtuar, nuk është synuar me e lëndu askënd, aq më pak me ia mohu krimet”- thotë shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci