Të fundit

CIA paralajmëron Rusinë: Tani prisni pasojat

Shefi i CIA-s e paralajmëroi hapur Rusinë për “Sindromën e Havanës”, sëmundja misterioze që ka prekur rreth 200 diplomatë amerikanë, zyrtarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që ndodhen jashtë vendit. Ashpërsia e tij e detyroi Kremlinit të reagonte, duke thënë se nuk ka gisht në këtë situatë.

Zëdhënësi i tij Dmitry Peskov tha se kjo çështje nuk ishte diskutuar në takimet politike gjatë vizitës në Rusi të drejtorit të CIA-s, as gjatë takimit me Presidentin Vladimir Putin.

Por ai shtoi se nuk mund të komentonte mbi bisedat private të mbajtura me shërbimet e sigurisë ruse. Drejtori i CIA-s, William J. Burns, i paralajmëroi agjencitë kryesore të zbulimit rus se do të përballen me “pasoja” nëse qëndrojnë ata pas një serie incidentesh misterioze që kanë prekur shëndetin e diplomatëve dhe agjentët amerikanë në mbarë botën.

Gjatë një vizite në Moskë në fillim të këtij muaji, Burns e ngriti gjatë takimit me drejtuesit e Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) dhe Shërbimit të Zbulimit të Jashtme të këtij vendi, (SVR).

Ai tha se dëmtimet e rënda të trurit apo simptoma të tjera shqetësuese që ka pësuar personeli amerikan dhe anëtarët e familjeve së tyre ishte diçka që shkonte përtej kufijve të një sjelljeje të pranueshme për një “shërbim inteligjent profesional”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci