Të fundit

Edhe Norvegjia i bashkohet dërgesave të tankeve Leopard 2 në Ukrainë

Norvegjia do të kontribuojë në përpjekjet e aleatëve për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë, tha një zëdhënës i Ministrisë norvegjeze të Mbrojtjes për CNN të mërkurën.

“Ne do të kontribuojmë,” tha zëdhënësi, duke shtuar se Norvegjia nuk ka publikuar ende detaje se sa tanke do të dërgojë ose afatin kohor për dërgimin e tankeve në Ukrainë.

Ndërsa, në lidhje me numrin e tankeve, CNN ka bërë të ditur se nuk mund të konfirmojë numrin total të tankeve Leopard 2 që do të dorëzohen, por premtimet e bëra nga shumë vende deri më tani nënkuptojnë se ushtria ukrainase është në radhë për të marrë dhjetëra tanke.

Dy gazeta me bazë në Oslo raportuan të martën se qeveria norvegjeze po shqyrtonte nëse do të dërgonte disa nga tanket e saj Leopard 2 në Ukrainë, sipas Reuters.

Dagens Naeringsliv raportoi se Norvegjia mund të kontribuojë midis 4 dhe 8 nga 36 tanket Leopard 2 sa ka në total Norvegjia.

“Ne nuk dëshirojmë të komentojmë mbi këto diskutime apo ndonjë kontribut të vazhdueshëm apo të ardhshëm”, tha ministri norvegjez i mbrojtjes për CNN.

Kujtojmë se Gjermania tashmë e ka konfirmuar ndihmën për Ukrainën me tanke Leopard 2, ku kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë të ditur se numri i tankeve që do të dërgohen në Ukrainë do të jetë 14.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci