Të fundit

Musliu: “Po ta donte Kurti Kosovën, do ta rriste fëmijën e tij këtu”

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka pasur kritika të shumta ndaj Qeverisë Kurti.

Por në një pikë, ajo u ndal tek vajza e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas saj, “po ta kishte dashur Kurti vendin e tij, do e kishte rritur fëmijën e tij në Kosovën, ashtu siç po bën në luftën në Ukrainë, presidenti i këtij vendi, Zelensky”.

“Gjema një kryeministër të botës në vendet demokratike, i cili qeverisë me një vend, dhe familjen e ka me një shtet tjetër. Zelensky në luftë është edhe aty e ka bashkëshorten, fëmijët e popullin me vete”, tha ajo mbrëmë në Kanal 10.

“Nuk mbrohet dikush që se mbron vetën. Nuk mundet një kryeministër që vendin e vet nuk e sheh të denjë për familjen e vet me jetu, s’mundet me ju dhënë qytetarëve të Kosovës më shumë. Po ta kishte dashur vendin, Albin Kurti e kishte rritur fëmijën e tij në Kosovë”.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci