Të fundit

Gjenden eshtrat e dhjetë personave në afërsi të Vukovarit

Gjenerali kroat Tomo Medved, ka njoftuar se janë gjetur eshtrat e dhjetë personave në Vukovar, kurse dyshimet e para janë që datojnë nga lufta e fundit në Kroaci gjatë viteve të 90-ta.

Medvet i cili njëherësh është edhe zëvendësministër i Kroacisë ka njoftuar se deri më tani është kontrolluar një e treta e terrenit.

Sipas tij qeveria nuk do të ndalet deri në zbardhjen e historisë që fshihet pas eshtrave të këtyre personave.

“Ministri Medved: Në rrugën Paçetin-Bobota, në afërsi të Vukovarit, janë gjetur eshtrat e të paktën 10 personave, të cilët sipas të dhënave paraprake datojnë nga Lufta e Atdheut. Deri më tani është kontrolluar një e treta e terrenit dhe ky është prioriteti i Qeverisë Kroate dhe nuk do të ndalemi kurrë”, thotë Qeveria Kroate.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci