Të fundit

Eurodeputeti Mandl: Kosova, foshnje e BE-së dhe SHBA-së

Pas takimit me krerët e shtetit, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl të premten qëndroi në qytetin e Gjilanit atje ku u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”.

Ky çmim iu nda me motivacionin për kontribut të rëndësishëm në avokimin e kauzës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi dhe mbështetjen e pakursyer për njohjen ndërkombëtare Kosovës.

Eurodeputeti Lukas Mandl është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Titullin ia dorëzoi rektori i këtij universiteti, Bajram Kosumi.

Kosumi tha se zëri i Mandl për Kosovën në Parlamentin Evropian, është shumë i rëndësishëm drejt rrugës për në BE.

“Universiteti ‘Kadri Zeka’ e çmon këtë vizion dhe këtë zë humanist të z. Mandl. Ne e çmojmë dhe besojmë tek një BE e reformuar, e plotësuar me shtetet që sot ende kanë mbetur jashtë saj. Ky angazhim dhe vizion i z. Mandl është për nderim, prandaj universiteti i jonë ka ndarë çmim për z. Mandl”, tha Kosumi.

Ndërsa, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se qyteti i Gjilanit është me fat që ka një mik si Mandl dhe që iu dha mundësia t’ ia ndajë këtë çmim atij.

“Miqësia me shtetin e Austrisë ka një vlerë të veçantë dhe këtë do ta ruajmë e do ta çmojmë dhe do ta kultivojmë, ngase rruga e jonë vlerat tona të përbashkëta dhe synimet tona euro-integruese janë fuqia e kësaj lidhjeje kaq të fuqishme”, tha Hyseni.

Në përcjellje të ceremonisë bashkë me eurodeputetin Lukas Mandl nga Austria kishte ardhur edhe babai i tij.

I nderuar që mban çmimin “Doctor Honoris Kausa” tash e tutje u shpreh, anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl.

“Para disa vitesh, një koleg nga Bullgaria, duke qëndruar bashkë me të para një hoteli në Prishtinë, po shihnim në mbrëmje qiellin”, nisi rrëfimin Mandl.

“Tani po citoj atë kur më tha se Kosova është foshnje e BE-së dhe e SHBA-së dhe rrjedhimisht ne duhet të kujdesemi për foshnjën tonë”.

Mandl tha se e di çfarë ka dashur ai që të thotë dhe se kjo është më së e vërtetë edhe në ditët e sotme.

Kontributi i Lukas Mandl në proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës, avokimi i kauzës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi, mbështetja e pakursyer për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës u vlerësua edhe nga Ministria e Arsimit dhe të tjerë të pranishëm në këtë ceremoni./RTK/

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci