Të fundit

LDK i kërkon Muratit të procedojë me ligjin e ri për tatim në pronë, paralajmëron rezolutë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është qeveria ajo që e ka rritur bazën tatimore për tatimin në pronë, teksa kërkoi nga ministria e Financave që sa më shpejtë të procedojë me ligjin e ri për tatimin në pronë.

Bajrami, pas rritjes së faturave të tatimit në pronë, në emër të LDK-së i kërkoi ministrisë së Financave që me vendim të veçantë të pezullojë aplikimin e rivlerësimit të fondit të patundshmërive dhe faturat e vitit 2023, sipas saj, të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022.

Ajo tha se rritja e bazës tatimore për tatimin në pronë është rezultat i drejtpërdrejt i vlerësimit të pronave nga ana e ministrisë së Financave, teksa paralajmëroi se kërkesat e LDK-së do t’i paraqesin në formë rezolute.

“Ne, kërkesat tona do t’i paraqesim në Komisionin për Buxhet, Financa, Punë dhe Transfere dhe gjithashtu do t’i paraqesim në formë të rezolutës në një debat parlamentar që do të organizohet në një afat sa më të shkurtër të mundshëm”.

“Rritja e bazës tatimore është arrogancë nga ana e kësaj qeverise e cila po shihet cdo ditë se i ka braktisur qytetarët”, është shprehur Bajrami.

Tutje, ajo foli edhe për propozimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha dje se qeveria është e gatshme t’i falë një pjesë të tatimeve, por u mbetet komunave që të vendosin.

“Propozimi i ministrit Murati është amatorizëm politik dhe shenjë e qartë e paaftësisë së tij. Ai nuk e ka idenë se si funksion ekonomia dhe nuk i njeh ligjet të cilat janë në kompetencë të zbatimit të dikasterit të tij. Ai nuk e dinë që kuvendet komunale nuk falin borxhe e as tatime. Kuvendet komunale nuk kanë të drejtë të falin një tatim i cili derivon nga një ligj i cili është i aprovuar në kuvend”, është shprehur Bajrami.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci