Të fundit

Muriqi kërkon fitoren e radhës me Mallorcan

Sot me fillim nga ora 14:00 ndeshja mes Cadizit dhe Mallorcas e hap programin e ndeshjeve të La Ligas spanjolle.

Mallorca e kërkon fitoren me çdo kusht kundër Cadizit në stadiumin “Nuevo Mirandilla”, raporton KosovaPress.

Ylli kosovar, Vedat Muriqi e udhëheq sulmin e Mallorcas, ku trajneri Javier Aguirre rreshtohet me një formacion 5-4-1 kundër Cadizit.

Në anën tjetër, trajneri i Cadizit ka vendosur për skemën 4-4-2, me Alvaro Negredon në krye të sulmit, përkrah Anthony Lozanos.

Mallorca nuk ka mungesa në skuadër, kurse te Cadizi nuk paraqiten Alejo, Cala, Chust, Garrido, Jose Mari, San Emeterio, Sobrino dhe Zaldua.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Cadiz (4-4-2): Ledesma; Espino, Mbaye, Hernandez, Carcelen; Ocampo, Fernandez, Alcaraz, Bongonda; Lozano, Negredo

Mallorca (5-4-1): Rajkovic; Maffeo, Valjent, Raillo, Copete, Costa; Rodriguez, Grenier, Ruiz de Galarreta, Lee; Muriqi

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci