Të fundit

Shakira reagon pasi Pique zyrtarizoi lidhjen me Clara Chian

Shakira hyri në Instagram për të tundur ijet e saj të famshme pasi ish-i i saj, Gerard Pique, doli publikisht me të dashurën e tij të re.

“Femrat nuk qajnë më, gratë vallëzojnë”, shkroi ylli kolumbian i popit, 45 vjeç, postoi një video që shfaqte atë duke kërcyer dhe duke interpretuar tekstin e këngës së saj të re, “BZRP Music Session #53”.

Në klip, i cili me sa duket u filmua në një studio kërcimi, Shakira kishte veshje sportive me ngjyrë të zezë.

Flokët e saj bionde ishin të lëshuara sipër dhe të drejta, me balluke të tërhequra për të treguar makijazhin e përsosur.

Në fillim të kësaj jave, Pique bëri publike lidhjen e tij me Clara Chia Marti përmes një postimi në Instagram.

Ish-futbollisti 35 vjeç, dhe studentja e PR, 23 vjeç që dyshohet se e filluan romancën e tyre ndërsa ai ishte ende me Shakira u panë bashkë në një ‘selfie’ të parë si çift.

Ndërsa kënga e re e Shakirës “BZRP Music Session #53” përmban disa tekste thumbuese që ndaj Piques dhe partneren e tij të re, Clara Chia Marti , ajo përfshin gjithashtu disa fjalë për ish-vjehrrën e saj.

Është raportuar se marrëdhënia mes Shakiras dhe Montserrat Bernabeu (nënës së Piqes) është acaruar pasi ajo mirëpriti me gatishmëri romancën e re të djalit të saj.

Çifti i famshëm u nda në qershor 2022 pas një romance 12-vjeçare, e cila erdhi mes akuzave për tradhti nga ana e ish-futbollistit./telegrafi

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci