Të fundit

Mjeku kujdestar tregon gjendjen e të plagosurave në Fushë Kosovë

Dy gratë që u plagosën në rrugën “Besa – Besë” në Fushë Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze.

Në lidhje me gjendjen e viktimave, folur mjeku kujdestar, Ejup Govori, i cili tha se njëra është plagosur në ekstremitete të sipërme ndërsa tjetra është me lëndime në stomak.

“Janë ty të plagosura me armë zjarri. Njëra është në ekstremitete të sipërme ndërsa tjetra është me lëndime në bark. Gruaja që është më në moshë, viti 59 sipas të gjitha gjasave është me lëndime më serioze, ka frakturë. Nuk janë në rrezik për jetë por kanë lëndime serioze”, është shprehur Govori për Klankosova.tv.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se hetuesit policorë po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar, që sipas policisë, është identifikuar.

Dyshohet për plagosje në Fushë Kosovë

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci